Pas divorcit nga Sam Asghari, Britney Spears kërkon të pajtohet me të atin

Britney Spears dëshiron të rindërtojë marrëdhëniet me babanë e saj pas divorcit nga Sam Asghari

Pas divorcit nga Sam Asghari vetëm disa javë më parë, Britney Spears kërkon të pajtohet me babain e saj të larguar Jamie Spears.

Ish-sensacioni i estradës po kalon një moment tjetër të vështirë dhe për këtë arsye po synon të forcojë familjen e saj për të përballuar sfidën më të fundit në jetën e saj.

Lajmi vjen nga TMZ që pretendon se ajo dëshiron të lërë pas vetes historinë e keqe me të atin.

Kujtojmë se Britney donte që babai i saj të futej në burg por tani ka ndryshuar mendje.

Babai i saj është i sëmurë, diçka për të cilën ajo është në dijeni. Tani që ai ka qenë jashtë spitalit për disa muaj, ajo ndjen keqardhje për situatën dhe dëshiron t’i rregullojë gjërat.

Share With:
Translate »
85 Views