Njihuni me motrën tjetër të Viola dhe Petrula Spiros

Kishim menduar se Viola dhe Petrula Spiro, janë vetëm dy motra. Por bukuroshja bionde, Viola na ka treguar përmes një fotoje në Instastory se kanë edhe një motër tjetër.

Motra e tretë e familjes Spiro është po aq e bukur, sa edhe dy vajzat e tjera. Ajo quhet Nestila, dhe mesa duket në familjen e bukurosheve, mbizotron ngjyra e verdhë e flokëve.

Viola prej se është shfaqur në ekran ka preferuar të jetë bionde. Ndërsa Petrula kohët e fundit i është bashkuar kësaj “familjeje”. Viola bashkangjitur fotos në Instastory shkruan “Me motrën tjetër”. Në fakt bukuroshet e famshme nuk kanë folur ndonjëherë për një motër tjetër, dhe ndoshta vajza në fjalë mund të jetë edhe një kushërirë e tyre. /Revista Class

Share With:
Translate »
2551 Views