Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, nga dy bebe deri në betimin e dashurisë së përjetshme | Video

Aktorin e humorit Bes Kallakun dhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj, sot burrë e grua, i kemi njohur përpara se ata të dashuronin njëri-tjetrin. 

Besin e kemi njohur në programin ku kërkoheshin talentët e rinj në kërcim dhe aktrim. Më pas ai fitoi audicionet për të qenë një nga aktorët e emisionit të humorit “Portokalli” me rolin e Gjinit.

Po ashtu edhe Xhensilën e kemi njohur në audicionet e emisionit “Ethet e së premtes mbrëma” teksa kërkonte të shpaloste talentin e saj. Ajo spikati për zërin e ëmbël dhe arriti të kualifikohej për netët finale.

Duke u bërë kuriozë për jetën e tyre të mëparshme, ramë në kontakt me disa fotografi të vjetra ku njohëm Besin dhe Xhensilën në kulmin e pafajsisë, dy bebe.

Kur mësuam lajmin e fejesës së tyre mbetëm pak të surprizuar por na u bë dhe shumë qejfi. Në një festë familjare, private, ata festuan për dashurinë e tyre.

Pas disa vitesh fejesë, ata vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, duke u betuar për dashurinë e përjetshme, si në videon mëposhtë. I urojmë çiftit jetë të lumtur dhe çfarë t’iu dojë zemra e njëri-tjetrit! /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
6762 Views