Njihuni me vajzën e Hygerta Sakos, një miss i ardhshëm

Megjithëse është pjesë e ekranit prej 21-vjetësh, ish-Miss Albania ‘95, Hygerta Sako, është treguar gjithmonë e kujdesshme kur është fjala për ta ndarë me publikun jetën e saj private. Jo më kot edhe intervistat nëpër media i ka mjaft të rralla: “Ç’të të bëj ty?” – i tha ajo këtë pasdite Rudinës, duke treguar edhe një herë tjetër se është mjaft e rezervuar kur është fjala për të folur për veten. Por e di mirë edhe pjesën tjetër: është personazh publik dhe e ka të pashmangshme vëmendjen.

Prej disa vitesh, Hygerta jeton me prindërit e saj dhe me vajzën 11-vjeçare Anais. Divorci i prindërve, pothuajse nuk ka ndryshaur asgjë për Anën, sepse ajo merr të njëjtën dozë dashurie nga prindërit e saj, ashtu edhe nga gjyshërit.

Siç tregon Hygerta, kjo pjesë për të nuk ka qenë e vështirë të menaxhohet, sepse Ana ka pasur rreth vetes shumë dashuri. Ajo dhe ish-bashkëshorti kanë një marrëdhënie fanstastike, çka ka bërë që vajza e tyre të mos e ndjejë thuajse fare ndryshimin e të jetuarit të ndarë: “Ana nuk ka asnjë lloj mungese, unë nuk kam pasur asnjë lloj vështirësie. Ajo kalon të njëjtën kohë si me mua, si me të atin, ka shumë njerëz që i japin shumë dashuri, është një fëmijë i lumtur.”

Sot, Ana është shoqja më e mirë e Hygertës. Tani nuk mund të kalojnë më nga këndet e lojërave, por mund të bëjnë gjithçka që bëjnë vajzat e rritura: shopping, kinema, udhëtime e gjithçka tjetër që bëjnë shoqet në kohën e tyre të lirë. Zakonisht pasditen Ana dhe Gerta e kanë të rezervuar me njëra-tjetrën.

Në një insert të përgatitur për “Rudina”, Ana është përshëndetur me publikun duke folur për të ëmën njëlloj si për shoqen e saj të ngushtë. Ajo e ndihmon për detyrat, e këshillon, i tregojnë sekretet njëra-tjetrës dhe bëjnë shumë gjëra të tjera të bukura:

Gjithçka Ana tha, e miraton nga studio edhe Hygerta: “Na pëlqen të kalojmë kohë së bashku, tani bëjmë gjëra prej të rriturash, bëjmë edhe xhiro me makinë. Koha e kaluar me të më lë pa gojë. Në këtë moshë është një marrëdhënie fantastike, më është bërë shumë shoqe, i marr mendime për shumë gjëra, diskutojmë shumë gjëra, shqetësime që mund të ketë edhe ajo, edhe të tipit ‘po sikur jam pak më e shëndoshë’”, – thotë Hygerta për të bijën, e cila tanimë ka filluar të shfaqë edhe pasionet e para. Ka dëshirë të bëhet make up artist-e. Siç thotë Hygerta, Ana ka një sy shumë të mprehtë prej artisti.

Nëse do të ketë dëshirë të jetë pjesë e ekranit në të ardhmen, Gerta thotë se gjithmonë ka dashur që ajo të vendosë vetë nëse do apo jo të jetë pjesë e televizionit. Ajo vetë ka dashur të bëjë në jetë atë që di të bëjë më mirë, ndaj të njëjtën dëshirë do të donte të kishte edhe e bija.

Share With:
Translate »
1185 Views