Vajza e modeles Cindy Crawford në gjurmët e të ëmës

Kaia Gerber është vajza 16-vjeçare e ish-modeles me famë botërore Cindy Crawford. Ashtu si nëna e saj, edhe Kaia ka trashëguar talentin në modeling. Ditët e fundit, në Javën e Modës në Paris, ajo ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve.

Bukuroshja 16-vjeçare po korr suksesin e merituar, duke e pozicionuar veten ndër modelet më të kërkuara. Ajo mahniti publikun ditën e djeshme në koleksionin Pranverë-Verë 2018 të shtëpisë së modës Yves Saind Laurent, ku u shfaq e freskët dhe seksuale.

Edhe pse është një nga modelet më të kërkuara të momentit, Kaia është ende një nxënëse dhe shkolla mbetet prioriteti i saj. Ajo është shprehur në një intervistë se të qenit modele është pasioni i saj, por absolutisht nuk është zëvendësuese e shkollës që vjen e para. Pasditet e saj nuk janë kurrë bosh, pasi pas shkollës ajo merret me modën.

 

Share With:
Translate »
723 Views