Njihuni me vogëlushin që konsumon prej 11 vitesh vetëm ushqim bebesh

Një djalë 11-vjecar do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor pasi konsumon ushqim bebesh që kur ka lindur. Josh Grove ka patur një dietë të kufizuar të përbërë vetëm nga krem karameli, biskota dhe ushqim për bebe që kur ishte 14 muajsh.

Ai nuk ka pranuar që të konsumojë asgjë tjetër, pavarësisht përpjekjeve të nënës së tij, Lorraine. Ajo arriti të zbulojë se dicka nuk shkon me të vetëm 2 muaj pas ditëlindjes së parë.

“Ai ka kryer të gjitha analizat mjekësore, por asgjë nuk jep arsye për ushqimin e tij të kufiziuar,”  – tha 44-vjecarja për Metro.

Josh shpesh herë komplimenton gatimet e nënës së tij duke i ndjerë vetëm aromën, por nuk pranon që ta provojë. Trajtimi mjekësor, i quajtur Hypnotherapy që do ti nënshtrohet ai do arrijë të zbulojë nëse zgjedhja e tij është shkak i ndonjë sëmundje të lindur.

Ka kosto shumë të lartë, por janë paguar nga disa persona nëpërmjet një fondacioni të hapur nga familja.

Share With:
Translate »
823 Views