Nora, Renee dhe Roberti fotografohen teksa darkojnë së bashku

Disa muaj më parë, Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee.

Këngëtari tregoi se tashmë rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, mirëpo ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme.

Madje, gjatë intervistave të fundit, Roberti është shprehur se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij dhe tregoi se ata ishin ende të martuar me letra, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim.

Pak ditë më parë ai tregoi se kalon shumë kohë me Norën dhe vajzën e tij dhe duket se nuk e kanë problem që daljet e tyre t’i tregojnë edhe në publik.

Së fundmi këngëtari ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga një darkë mes miqsh.

Në foto shihet se Nora dhe Roberti po darkojnë bashkë dhe pavarësisht ndarjes vazhdojnë të qëndrojnë në të njejtët vende.

Bashkë me ta është edhe vogëlushja Renee, e cila duket mjaft e lumtur.

Share With:
Translate »
684 Views