Notari 10-vjeçar thyen rekordin historik të Michael Phelps
Nuk ka ndodhur shumë shpesh në Michael Phelps është rrëzuar nga bordi i rekordeve.
Por një fenomen 10-vjeçar i notit sapo e ka bërë këtë.
Clark Kent Apuada, i cili konsiderohet “Superman” ka thyer rekordin e notarit në stilin flutur.
Apuada, i cili përfaëson ekipin e Monterey County Aquatic konkurroi në Kampionatin Ndërkombëtar të Far West në Kaliforni. Ai vendsoi një rekord duke notuar në stilin flutur 100 metra për 1:09:38.
Koha rekord ka një diferencë prej 1 sekondë nga rekordi i vendosur nga Phelps vendosi në vitin 1995.
Koha e tij nuk u thye ndërsa notari i famshëm arriti të fitojë 28 medalje olimpike.
Dhe më mbresëlënës është fakti që Clark ka filluar të marrë pjesë në kompeticionet e notit 4 vite më parë.
Por aftësitë e tij nuk janë të kufizuara vetëm në not. Ai merr mësime në piano, bën arte marciale si edhe ka aftësi kompjuterike.
“Më pëlqen të notoj sepse unë kam shumë njerëz që më mbështesin dhe trajnerët e mi janë gjithmonë aty për mua dhe prindërit e mi janë gjithmonë atje,”-tha Clark.
Ndërsa të tjerët përpiqen të zbulojnë fuqitë e tyre, Clark tha se beson se është çështje e vendosmërisë.
“Ëndrroni shumë,” tha ai. “Dhe gjithmonë përqëndrohuni në ëndrrat tuaja dhe argëtohuni.”