Nuk bëri asnjë reagim për gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard, vajza e aktorit zbulon arsyen

Vajza e aktorit Johnny Depp, Lily-Rose Depp, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën “Elle” arsyen se pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Shumë përdorues të mediave sociale e kritikuan Lily-Rose që nuk e shprehu publikisht mbështetjen për aktorin e famshëm hollivudian. Ajo u shpreh se:

“Diçka që duhet të jetë private, papritmas u bë publike. Mendova se duhej të kem të drejtën ta ruaj atë privatësi. Nuk jam këtu për të folur për askënd”.

Më pas, Lily-Rose ka shpjeguar se çfarë e ka shqetësuar më së shumti.

“Gjatë karrierës time, njerëzit janë përpjekur të më identifikojnë sipas meshkujve në jetën time, qofshin anëtarët e familjes apo partnerët romantikë”.

23-vjeçarja ka shtuar se është e vetëdijshme se është e privilegjuar, sepse ka pasur një fëmijëri që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë.

“Babai dhe nëna ime na kanë mbrojtur mua dhe vëllanë tim, Jack, sa më shumë që ishte e mundur. Ata na mësuan se privatësia është diçka e rëndësishme për t’u mbrojtur”.

Lily-Rose dhe Jack janë fëmijët e Depp dhe aktores Vanessa Paradis, me të cilën aktori hollivudian ishte në lidhje nga viti 1998 deri në vitin 2012. Lily Rose Depp dalëngadalë po fiton njohje në botën e kinemasë. Tani të gjithë po flasin për të në Hollyëood, pasi talenti në aktrim është shumë i afërt me atë të babait të saj.

Share With:
Translate »
81 Views