Nuk besonte se Covidi ekziston, vdes modeli i njohur, lë pas 3 fëmijë të vegjël

Një model i njohur në Instagram ka humbur jetën në moshën 33-vjeçare pasi u infektua me Covid gjatë një udhëtimi në Turqi. Dmitriy Stuzhuk nga Ukraina ishte shumë i njohur në Instagram për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.

Pas infektimit me Covid, ai shkruante në një postim: “Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura .. Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston …derisa u sëmura dhe vetë. COVID-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”.

Dmitriy tha se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital.

“Spitali ishte i mbushur me njerëz kështu që unë duhet të kurohesha në korridore”, shkruan ai më tej.

Bashkëshortja e tij, Sofia Stuzhuk, njoftoi sot vdekjen e Dmitriy duke thënë se koronavirusi kishte i shkaktuar komplikacione në zemër.

Çifti kishin tre fëmijë David, Lola and Olivia. Më i vogli është nëntë muajsh.

Share With:
Translate »



752 Views