“Nuk do martohesh me kosovar”, si e rrëmbeu të bijën biznesmeni që u vra në mes të “Bllokut”

64-vjeçari Memli Begalla, i cili u vra mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ishte me percedent penal në Itali. Emri i tij i mëparshëm ishte Afri Begalla dhe mediat italiane kanë raportuar se ai u arrestua në Bari në vitin 2009, pasi rrëmbeu vajzën e tij. Biznesmeni bashkë me të birin e deturoi vajzën të kthehej nga Zvicra për në Shqipëri, pasi nuk donte që ajo të martohej me një kosovar. Asokohe mediat italiane kanë shkruar se “2 persona atë e bir kanë detyruar me forcë 27-vjeçaren të kthehej nga një qytet i Zvicrës për në Bari dhe më pas pretendonin të ktheheshin në Shqipëri”. Ndërsa biznesmeni që u vra mbrëmë u arrestua në atë kohë bashkë me të birin në Bari me akuzën “rrëmbim të personit dhe heqje të lirisë”.

Share With:
Translate »
630 Views