Kujdesej për nënën me kancer, aktorja zbulon se vuante edhe vetë nga kjo sëmundje

Aktorja e famshme Maria Menounos ka zbuluar se po vuan nga kanceri. 39-vjeçarja ka njoftuar të hënën se po largohej nga E! News pasi u diagnostikua me kancer në tru, i cili ka madhësinë e një topi golfi.
Në fakt kjo është një ironi e fatit, pasi Menounos po kujdesej për nënën e saj, Litsa e cila gjithashtu po lufton me kancerin e trurit në fazën e katërt, kur filloi të përjetonte disa nga simptomat duke përfshirë dhimbjen e kokës.
“Unë nuk kam qarë. Në fakt unë kam qeshur,”-ka thënë aktorja ndërsa kujtonte reagimin e saj të parë. “Është kaq surreal dhe e pabesueshme që nëna ime ka një tumor të tillë ndërsa tani e kam edhe unë.”
Në ditën e ditëlindjes së saj më 8 qershor iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar për të hequr pjesën më të madhe të tumorit dhe kirurgu i saj e ka paralajmëruar se ka shance 6-7 përqind që ti rikthehet përsëri.

Share With:
Translate »
672 Views