“Nuk dua t’i flas kurrë babait tim”, Jasmina rrëfen për herë të parë fëmijërinë e vështirë

Jasmin Kadriu është një ndër personazhet më të përfolur të momentit. Në një rrëfim për emisionin “Glamor Zone” ajo rrëfeu për herë të parë detaje nga fëmijëria e saj pa figurën e të atit të divorcuar nga e ëma dhe raportet e saj sot me të si vajzë e rritur dhe e realizuar.

Ester Bylyku: Ti ke patur fëmijëri të lumtur me të gjitha gjërat që mund të ëndërronte një fëmijë apo ka patur fëmijëri pak të vështirë, jo si gjithë të tjerët?

Jasmin Kadriu: “Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje.”

Ajo ka hapur zemrën e ka folur pa dorashka për gjithçka që ndodhi në emision e jashtë tij, si dhe rrëfeu të pathëna për marrëdhënien e saj me Andin.

Jasmina u shpreh e zhgënjyer për Andin, duke treguar se i kishte bërë një surprizë tepër speciale duke i sjellë vëllain e madh nga Amerika, por ai s’e kishte përmendur kurrë gjestin e saj.

“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika, ia kam bërë unë surprizën dhe ai s’e përmendi në asnjëlloj vendi.”- tregoi ish-konkurrentja ndër të tjera në emisionin në “RTV Ora”

Share With:
Translate »
288 Views