Vitaminat prenatale, a mund të jenë parandaluese të abortit spontan? – Ja çfarë thonë studiuesit

Vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë, e sidomos për zhvillimin e fetusit. Ato rekomandohen të përdoren që nga fillimi i planfikimit të shtatzënisë.

Vitaminat prenatale janë të formuluara posaçërisht për nevojat ushqyese të grave shtatzëna, pasi përmbajnë hekur, acid folik e kalcium shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mirëpo, a mund të jenë këto vitamina parandalues për abortin spontan?

Ndërkohë që, hulumtimet tregojnë se marrja e vitaminave prenatale para lindjes, ul rrezikun e defekteve të tubit nervor dhe mbështesin zhvillimin e fetusit; ato nuk kanë qartësuar këto vitamina kanë ndërlidhje me abortin.

Studimi i vtit 2011, zbuloi se “marrja e çdo vitamine para shtatzënisë ose në shtatzëninë e hershme nuk i ndalon gratë të përjetojnë abort spontan”.

Në anën tjetër, studimi i vitit 2016, në të cilin pjesëmarrëse ishin 276,820 gra shtatzëna, u zbulua se plotësimi me vitamina dhe minerale para lindjes nuk sjell efekte anësore, e sidomos komplikime si aborti.

Në përmbajtjen e vitaminave prenatale mund të gjeni: kalcium, acid folik, hekur, vitaminë B6, vitaminë D dhe hekur.

Share With:
Translate »
80 Views