“Nuk e di që ka humbur vajzën dhe të shoqin”, tragjedia në familjen Cakoni

Gazetarja e “BOOM” ishte në Spitalin e Traumës, atu ku po merr mjekim Manjola Cakoni dhe i biri i saj nga Thumana.

Të dy ishin të mbijetuar e tërmetit, ndërsa fati nuk ishte me vajzën e Manjolës, Dritën dhe bashkëshortin Kastrioti.

Drita u nxorr e pajetë nga gërmadhat dhe  trupi i saj u gjet dje në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa trupi i pajetë i Kastriotit u nxor pasditen e sotme nga gërmadhat.

Para dyerve të spitalit pret me anth e motra e Manjolës, por edhe me dhimbjen e humbjes së mbesës dhe kunatit.

“Motra është mirë, por kemi humbur vajzën 15 vjeçare. Ajo nuk e di akoma. Nuk e përballoj dot. Kam gjithë natën që rri këtu dhe nuk di çfarë ti them motrës sime,  ajo e di që jeton vajza, nuk e di që ka humbur vajza dhe i shoqi”.

 

Share With:
Translate »
659 Views