“Nuk e di se si do t’ua shpjegoj fëmijëve”/ Kim Kardashian ndihet e trupëruar nga Kanye West, ja çfarë ndodhi
Ylli televiziv Kim Kardashian ndihet “e turpëruar” nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West, pas daljeve të tij të fundit në Itali së bashku me gruan e tij Bianca Censori .
Sipas një burimi për Daily Mail 42-vjeçarja e cila ka katër fëmijë me reperin beson se “diçka nuk po shkon me West dhe nuk e di se si do t’ua shpjegojë të gjitha këto fëmijëve të tyre”.
Vetëm një javë më parë bashkëshortja e reperi është parë pothuajse “nudo” teksa ata po shijonin pushimet në Itali.
Veshja e Biancës u kritikua shumë në internet nga italianët, teksa ata bënë thirrje që Censori të gjobitet.
Ajo kishte veshur një body të tejdukshme, ndërsa dukej qartë që nuk kishte veshur sytjena duke lënë vend për imagjinatë.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e West kritikohet për veshjet e çuditshme dhe aspak normale që ajo vesh.
Disa nga fansat e agravuar shkruar në Twitter duke treguar që veshja e Censorit nuk është aspak normale.
“Jam me të vërtetë i habitur që ajo nuk është ndaluar. Italia është shumë më konservatore dhe në këtë rast, me të drejtë”– ka shkruar një person.
Ndërsa një tjetër ndjekësh u shpreh: “Mos respekt absolut ndaj një kulture konservatore, katolike. Italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”.