Nuk e duronte e dashura e re, babai vret vogëlushin

Një ngjarje vërtet e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi. David Creato Jr., 23-vjeç, ka vrarë vogëlushin e tij 3-vjeç sepse nuk i pëlqente të fejuarës së re. Motivi i vrasjes së vogëlushit u bë i ditur nga vetë i riu, i cili në dëshminë e tij tha se e fejuara e re nuk i pëlqente fëmijët. Deklarata e David Creato Jr., ka shkaktuar zemërim të madh në SHBA. Trupi i 3-vjeçarit Brendan u gjet në një pyll pranë shtëpisë së babait vrasës, në Haddon Township në tetor të 2015. Hetuesit besuan se pista e vrasjes kishte të bënte ajo e marrëdhënieve familjare. David thuhet se e ka mbytur të birin sepse e fejuara e tij 17 vjeçe e kërcënonte se do e linte. Ajo nuk u akuzua kurrë nga hetuesit. Ndërsa David pritet të dënohet më 29 shtator dhe prokurorët do të kërkojnë që ai të vuajë dënimin me 10 vjet burg.

 

 

Share With:
Translate »
842 Views