Çifti i Big Brother në pritje të ëmbël?

Për ata që nuk e kanë ndjekur Big Brother 9, Xheni dhe Benardi janë dy 21-vjeçarë që janë njohur dhe dashuruar aty dhe që, në atë kohë, sapo kishin dalë nga shtëpia, duke e lënë lojën pak a shumë në mes.  Megjithatë kishte qenë mjaftueshëm për të krijuar një grup të madh mbështetësish që bën dhe një peticion për t’i kthyer në lojë dhe që vazhdojnë të ndjekin me shumë simpati historinë e tyre të dashurisë e cila duket sikur po i reziston edhe klimës jashtë shtëpisë. Historia e tyre e dashurisë po vazhdonë ende, dhe fansat e tyre mund ti ndjekin në rrjetet sociale ku ata janë shumë aktiv Së fundmi Bernardi ka postuar një foto të Xhenit me bark të fryrë, që ka ngritur dyshime për një shtatzanit të mundshme. Nëse ky lajm është i vërtetë do t’i gëzojë pa masë fansat e tyre.

Share With:
Translate »
1316 Views