“Nuk e ndërroj me asnjë resort e vilë”, Rudina Xhunga ka një plazh të preferuar në të gjithë Shqipërinë

Gazetarja e njohur, Rudina Xhunga,  e ka treguar gjithmonë dashurinë e saj për Shqipërinë duke e shëtitur atë në çdo cep. Megjithatë kur flasim për plazhin, duket se Rudina ka një të preferuar dhe nuk e ndërron me resorte luksoze apo vila. Bëhet fjalë për Plazhin e Vjetër në Vlorë, aty ku gjen akoma boce pishe dhe hala pishe nëpër këmbë. Ky është plazhi i fëmijërisë së gazetares, ndaj sa herë rikthehet aty duket se emocionohet. “Plazhi vjeter, me bohce pishe dhe hala pishe neper kembe. Me batanije ne pyll, ne dreke, pasi ke dale nga deti dhe ke ngrene buke me djathe e domate. Plazhi vjeter ka arome familjare, arome shtepie. Nuk e nderroj me asnje resort e vile plazhi. Eshte plazhi i femijerise❤️”, shkruan ajo.

 

Share With:
Translate »
1202 Views