Nuk i eci me martesën e parë! Hygerta rrëfen planet pas divorcit dhe dëshirën për fëmijë të dytë

Hygerta Sako e ka menduar të bëhet sërish nënë. Moderatorja e njohur sportive ka rrëfyer në një intervistë për “Tema Tv”, se një nga arsyet që do të mund të bëhej me fëmijë është dëshira e madhe e vajzës së saj Ana për të pasur një motër ose vëlla.

“Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe”.

Por Hygerta nuk beson në një martesë të dytë, dhe kjo sipas saj, lidhet me eksperiencën gjatë martesës së parë:

“Por te martesa e dytë nuk është se besoj…Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme…ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë”, është shprehur ajo.

Përpos kësaj Sako pranoi që edhe fakti i të qenurit vetëm, nuk është aq gjë e bukur e për pasojë një person i ri në jetën e saj nuk do të ishte diçka negative.

“Kam menduar që derisa të vij ai që dua unë me kriteret që dua unë, më mirë të rri vetëm se me njerëz që nuk i plotësojnë këto kritere’, ka thënë moderatorja.

Hygerta foli edhe për lajmet që kanë qarkulluar në mediat rozë pwr konfliktin në distancë me moderatoren Ilda Bejleri. Ish-Miss Shqipëria tregoi që pas kësaj përplasjeje ajo dhe Ilda u panë në ndeshjen e radhës së Kombërares Shqiptare të Futbollit, por nuk pati asnjë problem mes tyre.

“Nuk ia kam dhënë shumë mundësinë medias rozë të bëjë lajme për mua sepse e para bëj një jetë shumë të thjeshtë, nuk e kërkoj lajmin, skupin siç një pjesë e kolegeve të mia e bëjnë. Me Ildën ndodhi që përmendi emrin tim e të koleges sime…unë kam përshtypjen që ka zgjedhur fjalët e gabuara e nuk ka dashur të thotë që ne nuk vlejmë si gazetare dhe nuk i shoh si modele. Reagimi im erdhi sepse ma kërkuan kolegët e gazetës. Unë u mundova të reagoja në një mënyrë sa më të qetë”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
717 Views