Nuk ka nevojë t’ia thotë njeri, Adelina tashmë e di vetë çfarë titulli ka

Ditën e sotme këngëtarja Adelina Tahiri feston ditëlindjen e saj të 26-të. Ajo ka vendosur që urimin e parë ta marrë nga vetja. Në ‘Instagram’-in e saj Adelina ka postuar një fotografi ku shkruhet: “Në këtë ditë ka lindur një mbretëreshë. Gëzuar ditëlindjen për mua”. Menjëherë pas kësaj kanë vërshuar dhe urimet e miqve të saj më të mirë.

Megjithatë me siguri ky nuk do të jetë urimi më i veçantë për të, sepse tani Adelina duhet të pres urim dhe dhurata edhe nga partneri i saj. Jo vetëm kaq por kjo duhet të jetë ditëlindje speciale për këngëtaren, duke qenë se ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pret të bëhet nënë e një djali.

Share With:
Translate »
1151 Views