Shtatzënë duke bërë pazaret: Kate Middleton, princesha e kohëve moderne!
Për dukeshën Kate Middleton ka vetëm një slogan kur vjen puna tek ushqimi: “Gjithkush meriton ushqim cilësor”. E ndoshta kjo është arsyeja që Kate u fotografua duke i bërë ajo pazaret, në një prej dyqaneve të “Waitrose”.
Kate do të sjellë në jetë për pak javë fëmijën e saj të tretë nga martesa me Princ William-in, por shtatzënia duket se nuk po e pengon fare. 36- vjeçarja u fotografua nga një kalimtare e rastit në pikën e “Waitrose” në Norfolk.
Nga pamjet e fotografuara, Kate duket mjaft entuziaste për blerjet e saj. Jo vetëm që i zgjedh me kujdes gjithë produktet, por kujdeset edhe t’i fusë brenda në makinë.
Eh, princeshat e kohëve moderne!