“Nuk kam dashur fëmijë tjetër”, Laura Xhaxhiu kujton momentet kur solli në jetë vajzën: Isha shumë e re dhe vetëm

Laura Xhaxhiu ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan së bashku me vajzën e saj Lorin dhe me mbesën 2-vjeçare Noemin. Ato kanë ndarë më publikun disa nga momentet më të bukura më të rëndësishme të jetës së tyre e  po ashtu edhe disa  që kanë qenë të bukura, por edhe shumë tronditëse.

E pyetur nga Rudina se pse  nuk ka bërë fëmijë tjetër, Laur Xhahiu është shprehur hapur, se ajo vetë kishte një ndjesi të brendshme që nuk donte të kishte një fëmijë tjetër, e ndoshta thotë ajo ka qenë edhe  një lloj traume nga lindja e vajzës, pasi në atë kohë ajo ka qenë e vetme me bashkëshortin, Rezarin dhe  të dy ishin shumë të rinj.

Laura Xhaxhiu: Nuk e di Rudina kam pasur një gjë të brendshme që nuk kam dashur fëmijë tjetër. Ndoshta ka qenë edhe një lloj traume. Kur unë kam lindur Lorin nuk e kam pasur të thjeshtë. Kam qenë shumë e re, shumë vetëm. Kam qenë aq shumë vetëm, sa kur  lindi Lori unë kam shkuar 4 ditë përpara në maternitet se kisha frikë. Imagjino në një vend të huaj, ku flitej një gjuhë e huaj, ku edhe Rezari ishte shumë i ri. Lori ka pasur probleme shëndetësore pas lindjes dhe unë kam qenë një muaj në spital. Ka qenë një trishtim shumë i madh kur unë dal nga materniteti më marrin me makinë dhe më çojnë në një spital që ishte një orë larg Bukureshtit  dhe unë nuk kisha bebin me vete. Kjo ishte një goditje shumë e fortë për mua.

Share With:
Translate »
167 Views