“Tre femrat e jetës sime”, Rezar Xhaxhiu emocionon me fjalët e ëmbla: Ju dua

Gazetari  Rezar Xhaxhiu ka surprizuar me një videomesazh në emisionin “Rudina” në  Tv Klan tre femrat më të rëndësishme  të jetës së tij,  gruan, vajzën dhe mbesën.  Ai nuk i kurseu fjalët  për t’u treguar atyre edhe njëherë se sa të rëndësishme janë ato për të dhe se sa shumë i do e fjalët më të bukura ju dedikuan më të voglës, mbesës së tij 2-vjeçare Naomit.

 

“Rudina të jam mirënjohës që ke bërë bashkë tre femrat e jetës sime. Gjithsecila prej  tyre ka shënjuar dhe ka lënë gjurmë në këtë jetë.  Laura në këto 35 vite të bashkëjetesës me të ka bërë të buzëqesh pjesa tjetër e imja, pa të cilën besoj se do të isha më beso një mashkull pa ngjyrë pa forma, deri-deri  pse jo, pa lezet. Ndoshta kjo është arsyeja që edhe pse e kam parë në miliona mënyra, prapë e kam dashur në secilën prej tyre. Lori ka qenë një bekim më shumë në jetën time erdhi në jetë kur isha fare i ri, por më burrëroi si baba. Duke më dhënë më pas një lumturi që të jep pasja në krahë e një engjëlli. Deri sa solli Noemin atë krijesën gjysmë franceze-gjysmë shqiptare dhe kur ti ke menduar se ti gjithçka  për atë që quhet dashuri, për Laurën nëse do, apo për Lorin, papritur mbërrin kjo krijesë dhe ti  kupton se ke një tjetër dashuri më të epërme më dimensionale, më njerëzore. Ja pra, kjo ishte, ju dua të trejave!”, ishte mesazhi i Rezar Xhaxhiut, i cili solli shumë emocione në studio e sidomos te bashkëshortja e saj, e cila nuk mund të qëndronte pa e përmendur edhe një herë se sa bashkëshort dhe baba fantastik është ai.

“Rezari  përveçse një bashkëshort i mrekullueshëm është një baba fantastik. Mua më mrekullon dashuria që ai njeri ka për familjen, por mbi të gjitha për Lorin se ne tani vërtet e kemi edhe nomin, por ne Lorin kemi tamam. Para se Lori të vinte ai u gjallërua, dilte  të bënte pazare, thoshte “do gatuajmë këtë dhe atë”, është një babai mrekullueshëm”, tha Laura Xhaxhiu

Share With:
Translate »
142 Views