Numri i foshnjave amerikane të lindura me sifilis është katërfishuar në 5 vitet e fundit

Vdekjet e të porsalindurve nga sifilizi kongjenital janë në rritje në SHBA, sipas një raporti të ri të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sifilizi është një infeksion bakterial që karakterizohet nga një plagë në organet gjenitale, rektum ose gojë – që përhapet zakonisht përmes marrëdhënieve intime, sipas Klinikës Mayo.

Sifilizi kongjenital ndodh kur një grua shtatzënë me sifilis kalon infeksionin tek foshnja e saj gjatë shtatzënisë përcjell Gazeta Shneta.

Në vitin 2019, 1.870 foshnje kanë lindur me sifilizë kongjenitale, një rritje prej 291% nga 2015.

Në 2013, sifilizi kongjenital ndodhi 9.2 herë nga çdo 100.000 lindje, dhe tani, numri është rritur ndjeshëm në 48.5 raste në çdo 100.000 lindje shkruan Business Insider.

“Rritja e sifilizit kongjenital është një situatë e papranueshme në Amerikë për një vend që ka këtë sasi burimesh dhe pasurie” tha David Harvey, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve.

Çdo dështim i një foshnje të lindur me sifilis është një dështim i shëndetit publik“.

Ndërsa normat e infeksioneve të tjera si klamidisë, gonorresë dhe sifilizit janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për gjashtë vjet me radhë, rastet e infeksioneve perinatale kanë qenë duke u ulur. Shkalla perinatale e HIV-it, për shembull, ka rënë nga 141 në 2014 në 65 në 2018.

CDC rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna të testohen për sifilis gjatë vizitës së tyre të parë para lindjes.

Share With:
Translate »
265 Views