Nxënësit ulërasin për yllin e popit, Melania mendon se entuziasmohen për të (video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump kanë një sërë videosh të sikletshme si çift.

Ndonjëherë Trump tregohet i pakujdesshëm me Zonjën e Parë, në raste të tjera Melania duket sikur hakmerret ndaj bashkëshortit të saj. Pra me pak fjalë, janë një çift që në publik nuk shfaqen shumë të dashuruar. Gjithsesi, një tjetër video e Zonjës së Parë është bërë virale në rrjetet sociale, pasi sërish ajo është ndier në siklet në një shkollë me nxënës në Korenë e Jugut.

Melania ka menduar se nxënësit janë entuziasmuar nga prezenca e saj në shkollë, por në fakt e vërteta nuk ka qenë kështu. Fëmijët kanë filluar të ulërasin nga gëzimi pasi kishin parë që pranë Melania-s ishte edhe një yll i muzikës pop, Choi Min-ho.

Melania kur ka kuptuar se fëmijët ishin të lumtur për shkak të këngëtarit, është ndier në siklet por që gjithsesi është përpjekur për ta kaluar me të qeshur këtë situatë.

Share With:
Translate »
637 Views