Bes Kallaku dhe presidenti Meta kanë gati një projekt të madh

Shumica prej jush besoj e dinë marrëdhënien e mirë që ka presidenti Ilir Meta me aktorin e humorit Bes Kallakun. Dyshja e njohur vazhdimisht shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se të dy janë në fusha të ndryshme, si politika dhe aktrimi. Gjithsesi, Meta dhe Kallaku duket se kanë një miqësi të ngushtë. Sot presidenti i Republikës, ka pasur të ftuar në Presidencë, Besin. Të dy kanë realizuar një foto para një peme me shegë, dhe Meta me humor shkruan se jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Ai shkruan gjithashtu se takimi me Besin në Presidencë ka ardhur në kuadër të “Javës së Fëmijëve Jetim”. Me siguri Meta dhe Kallaku kanë një projekt për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve jetim…

Share With:
Translate »
680 Views