“O barku jot që po rritet nga dita në ditë”, shoqja i nxjerr sekretin modeles shqiptare
Modelja shqiptare Vivian Canaj është në pritje të ëmbël. Ka qenë mikesha e saj që i ka nxjerrë sekretin… Rastësisht, por me qëllimin e mirë për t’ju komentuar shoqeve të tyre, mikeshat ndonjëherë zbulojnë sekrete. Dhe kështu ka ndodhur edhe me Vivianin.
“O barku jot që po rritet nga dita në ditë”,- i ka shkruar një mikeshe modeles shqiptare, duke zbuluar kështu se Vivian është në pritje të fëmijës së parë.
Në fakt nga fotoja, dukej barku i rrumbullakosur i modeles, por komenti i shoqes së saj e ka konfirmuar shtatzëninë.
Vivian Canaj u martua rreth një vit më parë në një dasmë madhështore këtu në kryeqytet, ndërsa i urojmë një shtatzëni të mbarë!