Obama shpërthen në lot, ndërsa përcjell vajzën në universitet

E ka quajtur si një operacion ‘me zemër të hapur”…Ish presidenti i SHBA, Barack Obama, ka shoqëruar vajzën e tij të madhe, Malia, në Harvard, duke hyrë në një fazë tjetër tashmë kur vajza nuk do të jetë më në shtëpi…Obama është emocionuar dhe ka e ka ‘vuajtur’ këtë moment njësoj si çdo baba tjetër dhe as që është përpjekur t’i fshehë këto emocione. Ai ka treguar vetë se çfarë do të thotë për një baba të shkoj në dhomën e gjumit të së bijës dhe ta gejj shtratin bosh, pas 19 vitesh.

Obama e ka shoqëruar Miala-n në Harvard bashkë me të shoqen, Michelle. “Për të gjithë ne që kemi vajza, ky proces duket se ndodh shumë shpejt. E ‘dorëzova’ Malia-n në universitet dhe kjo përvojë ishte si një operacion me zemër të hapur. U ndjeva krenar për veten që nuk qava në sy të saj, por ndërsa kthehesha në shtëpi, e kuptova që agjentët bënë sikur nuk më panë kur tërhiqja hundët. Ishte e vështirë për mua!”- ka thënë Obama.

Share With:
Translate »
921 Views