Shkoi të bëjë pazarin, lind në mes të rrugës

Një grua shtatzënë shkoi të bënte pazarin, por nuk e dinte që ai ishte momenti që djali i saj do vinte në jetë.

Dhimbjet që kishte e detyruan që të shtrihej në mes të rrugës për të sjellë në jetë fëmijën. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe pamjet e filmuara kanë shokuar një pjesë të madhe.

Fatmirësisht, një mami po kalonte aty afër dhe e ndihmoi që të priste kordonin e kërthizës. Pas kësaj e shoqëroi për në spital që të kujdeseshin për të dhe djalin.

Sipas mediave lokale, gruaja shtatzënë është idenfitikuar si Zeng Meiqin, e cila lindi foshnjen 3.8 kg. Është raportuar se të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, por djali duhet të qëndrojë në inkubator për një javë që të vëzhgohet nga mjekët.

Share With:
Translate »
920 Views