OBSH ka dy mesazhe të rëndësishme për nxënësit dhe prindërit para fillimit të vitit të ri shkollor

Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne, ka dërguar një mesazh në prag të vitit të ri shkollor, duke theksuar se është me rëndësi që masat dhe rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.

Krahas masave që ajo përmend, Dr. Menne thekson se fleksibiliteti i fëmijëve për të pranuar këtë situatë mundet të kthehet në një model për të rriturit që të respektojnë me mirë kërkesat themelore të mbrojtjes.

Mesazhi i plotë:

Dita e parë e shkollës është ndër ditët më të gëzuara në jetën e një familjeje. Të arsimojmë fëmijët për një jetë më të mirë, është pjesë e dashurisë që ne u japim atyre.

OBSH ka qenë pjesë e zhvillimit të udhëzimeve për ndërtimin e masave në hapjen e shkollave. Ne kemi mbështetur ministrinë me materiale, protokolle dhe ekspertize. Po ashtu, ne e falënderojmë ministren, e cila mori pjesëve në shkëmbimin mes Ministrave të Shëndetësisë të vendeve europiane.

Një listë masash janë kërkuar të merren në shkolla, nga prindërit dhe nxënësit. Jam e sigurt se shumë prej këtyre masave do të ulin rrezikun që nxënësit, mësuesit apo stafet shkollore të infektohen në shkolla.

Dy mesazhe të rëndësishme:

Gjëja më e rëndësishme është që udhëzimet dhe rregullat e ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.

Duhet t’i informojmë fëmijët mbi çdo masë që kemi marrë. Fëmijët gëzojnë një mekanizëm të mrekullueshëm përshtatjeje, nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe cilat janë rregullat.

Këto përfshihen:

Si të hyjnë e të dalin nga mjediset e shkollës

Si të qëndrojnë dhe si do zhvillohet mësimi në klasë

Çfarë u lejohet në lidhje me lëvizjen brenda shkollës

Çfarë masash higjienike janë për t’u marrë

Çfarë do bëjnë mësuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh

Si edhe çfarë do t’u duhet të bëni ju si prindër:

Të plotësoni çdo ditë vetëdeklarimin elektronik për kushtet shëndetësore të fëmijës, në mënyrë të përgjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit të prindit;

Nëse ju duhet të flisni me një mësues, drejtori do të zbatojë një komunikim elektronik apo do mundësojë evente të programuara, takimesh ballë për ballë.

Në rast se ju çoni fëmijën/fëmijët në shkollë, nuk mund të pranoheni brenda mjedisit shkollor, pavarësisht cilësdo arsye.

Janë përfunduar tashmë protokollet e menaxhimit praktik të rasteve potenciale të rrezikut (tek mësuesit, fëmijët apo stafet mbështetëse).

Pavarësisht COVID-19 apo këtyre protokolleve që rregullojnë rregulla të reja në shkollë, as familjet dhe as fëmijët nuk kanë pse të ndihen të tensionuar.

Fleksibiliteti i fëmijëve për të pranuar këtë situatë mundet madje të kthehet në një model për të rritur që të respektojnë më mirë kërkesat themelore të mbrojtjes: vër një maskë, mbaj higjienën, ruaj një distancë fizike bazë.

Unë ju uroj të gjithë fëmijëve shqiptarë shumë suksese në vitin e ri shkollor dhe jam e lumtur t’i shoh të kthehen atje ku ata i përkasin: Fëmijët tanë janë fëmijë të dijes. Dhe ne duhet t’u mësojmë atyre shkencën e dashurisë, çdo ditë.

Share With:



88 Views