Ministrja Manastirliu mesazh për prindërit: Matni çdo ditë temperaturën e fëmijëve, para nisjes për në shkollë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një mesazh këtë të shtunë, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Në fjalën e saj, drejtuar nxënësve, mësuesve e prindërve, ajo shprehet se është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve, në mënyrë që situata në këtë kohë pandemie të jetë nën kontroll.

“Si prindër duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë, për t’i rikujtuar fëmijëve rregullat e higjienës personale, për t’i mësuar si vendoset maska dhe se si ruajtja e distancës dhe përqafimi me zemër, të bën superhero”.

Nëse ka diçka që nuk shkon me fëmijën tuaj, shprehet ministrja sinjalizoni të parin mjekun e familjes. Ajo sugjeron që çdo ditë, fëmijëve t’u matet temperatura, para se të nisen në shkollë.

Një rol të rëndësishëm në këtë kohë shprehet ajo kanë edhe mësuesit, të cilët duhet të kujdesen për shëndetin e fëmijëve dhe të tyrin në të njëjtën kohë.

?‍❤️‍?‍? OGERTA MANASTIRLIU për vitin e ri shkollor??‍♂️?? ?‍♀️??‍♀️Gati për shkollë, së bashku me fëmijët për të përballuar sfidën e sigurisë shëndetësore?Një mesazh për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për t'ju përgjigjur sfidës së rihapjes së shkollave #SëBASHKU!Për çdo shqetësim, koordinatori i posaçëm i mbrojtjes shëndetësore në çdo shkollë, do të sinjalizojë strukturat e shërbimit shëndetësor, që janë në gatishmëri të plotë??‍???#SUKSESE?

Posted by Edi Rama on Saturday, September 12, 2020

Share With:
Translate »
232 Views