Ojky flet për rolin e saj në “Bija ime”: Më pëlqen shumë historia e këtij seriali

Aktorja turke Beren Gokyildiz është vetëm 10 vjeç, por me talentin e saj në aktrim i ka mahnitur të gjithë. Atë e njohim si Melek e serialit “Nënë” ndërsa këtë sezon televiziv, ajo luan rolin e Ojkysë në serialin “Bija ime”. Në një intervistë për mediat turke, aktorja ka treguar më shumë për rolin e saj dhe është shprehur se i pëlqen shumë karakteri i Ojkysë. “Historia e këtij seriali flet për një vajzë që e ka rritur tezja e cila një ditë e braktis. Ojky mbetet e vetme dhe gjen babain e saj. Mirëpo babai nuk e do atë në fillim. Më pëlqeu shumë historia kur lexova skenarin. I thashë mamasë sime dua ta luaj, më pëlqen shumë. Jam shumë e lumtur që po e luaj këtë rol. E dua Ojkyn shumë. Më pëlqen shumë të aktroj. Unë punoj me një skuadër të mirë të cilët më organizojnë oraret. Jam shumë e lumtur që luaj me dy aktorë shumë të dashur për mua. Po mësoj nga eksperienca e tyre”, u shpreh Ojky

Share With:



459 Views