Ok e pranojmë! Sara dhe London kishin kostumet më të bukura këtë Halloween
Në fakt mezi po e prisnim, sepse Sara di të surprizojë gjitmonë me look-un e saj, dhe ja ku e kemi një ndër fotot më të bukura të festës së Halloween-it. Një superdjalë dhe një super mami, janë kostumet më të përshatshme për festën e parë të këtij lloji që feston vogëlushi London Noor. Do të ishim kuriozë për një foto familjare, por mesa duket babi Ledioni, ndryshe nga karriera ku është gjithmonë i dukshëm, në shtëpi preferon më shumë të qëndroje pas kuintave për të fotografuar superfamiljarët e tij. Kimia që ekziston mes Sarës dhe Londonit, është e dyta që bie në sy në këtë foto të mrekullueshme. Ato duket se po e shijojnë aq shumë njëri-tjetrin, ngasa lexohet në mimikën e tyre /Kids’Time/