Olsi Bylyku tregon si i vodhi prindërve lekët

Të ftuarit e puntatës speciale në “Xing me Ermalin” kanë treguar nga një histori që u ka ndodhur për Vit të Ri e ndër ta i ftuar është edhe Olsi Bylyku. Aktori tregoi se para disa vitesh i kishte vjedhur prindërve lekët që do jepnin në një dasmë dhe kishte dalë me shokët.

“Para se të vinte viti i ri, 1 ose 2 muaj para kishim dasmë, do shkonte mami dhe babi. Ato kohë isha zënë me mamin dhe babin. Më duheshin lekë që të dilja për vit të ri me shokët. Pashë unë që babi kishte lënë tek komodina zarfin me qokën që do bënte tek dasma.

E pashë një herë dhe thashë ‘Jo se s’je ai lloj çuni ti’. Por ai zarfi sikur më thërriste. E hapa, mora lekët dhe dola me çunat. Pas disa kohësh kishim ne një rast në shtëpi dhe erdhi ky personi që mori zarfin bosh.

I dha babit tim për qokë zarfin bosh. ‘Po ti je duke u tallur me mua zarfi bosh’, i tha babi im. ‘Po bosh ma dhe edhe ti’,  i tha ai. ‘Olsioniiiiii’, më thirri babi, këtu s’mbaj mend më”,  tregoi Olsi duke i bërë të gjithë të qeshin.

Share With:
Translate »
780 Views