Olta Boka nga materniteti bën premtimin e madh: “Do të të dua dhe mbroj gjithë jetën”

Ka qenë një fundjavë e paharruar kjo për këngëtaren e njohur shqiptare! Ndoshta ndër më të bukurat në jetën e saj. Olta Boka, ka ndryshuar më në fund statusin e saj, të kuptohemi jo atë personal, që lidhet me jetën private, por atë më të fortin që ka të bëj me lidhjen e gjakut.

Ditën e djeshme ajo është bërë hallë, dhe këtë fakt gëzim e ka ndarë me të gjithë. Përmes instagramit, ajo ka postuar një foto ku duket me një bebe në krahë, e ku ka shkruar se ndihet halla më e lumtur në botë. Por, thënia më speciale, është ajo që ngjan me një zotim të ndjerë. “Të premtoj se do të të dua dhe mbroj gjithë jetën, si edhe të do jem mikesha jote më e mirë”. Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për vëllain e saj që e ka bërë hallë Oltën, pasi duke ju referuar moshës së tij ai është më i vogël se ajo, apo ndonjë mik ose mikeshë e ngushtë e saj ja ka ndryshuar statusin. Kjo pak rëndësi ka, për sa kohë që kjo bebe e vogël e ka gëzuar pa masë këngëtaren e njohur.

Sa bukur ta nisësh ditën me një deklaratë kaq motivuese!

Share With:
Translate »
1351 Views