Talentet e familjes Pepa, motra e vogël e Klaudias bën hapin e madh drejt famës

Tashmë, edhe një tjetër artiste i shtohet familjes Pepa! Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për të njëjtin zhanër artistik me Klaudian, pra baletin, por një tjetër fushë artistike, siç është muzika lirike.

Pamela Pepa, motra e Klaudias, çeli mbrëmjen e djeshme siparin e spektaklit “Virtuozët” në TvKlan, duke konkurruar në gjininë e operistikës. Siç edhe u cilësua në intron prezantuese për të, e apasionuar pas të bukurës, talenti për muzikën tek Pamela u zbulua qysh kur ajo ishte fëmijë, por në moshën 13 vjeçare vendosi që t’i dedikohej muzikës lirike. Aktualisht, ajo studion në degën kantos në liceun artistik “Jordan Misja”.

Për herë të parë, motra e Klaudias u shfaq si konkurrente në një spektakël televiziv që është në kërkim të talenteve të reja, duke interepretuar një arie të famshme nga Carmen. Ajo jo vetëm shkëlqeu në skenë, por bëri një interpretim dinjitoz, i cili u vlerësua pozitivisht edhe nga juria e “Virtuozët” që e kaloi Palemën në fazën tjetër konkurruese. Ndërsa, Klaudia nuk e ka fshehur gëzimin për këtë hap të madh në jetën e motrës së saj më të vogël, të cilin e ka bërë publik edhe në instastory.

Share With:
Translate »
839 Views