Edhe fëmijët me pasoja afatgjata të Covid-19. Disa kanë simptoma muaj pas infektimit

Nga CNN

Indiana pati një kollë të lehtë në fillim të marsit. Edhe pse ajo nuk kishte simptomë tjetër, nëna e mbajti në shtëpi sipas udhëzimeve të qeverisë. Nuk ishte aq e sëmurë sa për t’u shtruar në spital. Por, e reja, e cila planifikoi të ndiqte shkollat prestigjioze të kërcimit, tani mezi shkon deri në supermarket.

Si shumë të tjerë që u sëmurën në javët e para të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar, Indiana nuk bëri kurrë test për koronavirus. Por nëna e saj tha se mjekët e kanë diagnostikuar atë me lodhjen post-virale të Covid. Ajo është një nga shumë fëmijë që ende vuajnë nga simptomat e koronavirusit muaj pasi u prekën për herë të parë, sipas rrëfimeve nga prindërit e tyre. Ndërsa vetëdija po rritet gradualisht për sa i përket faktit se Covid po qëndron shumë te të rriturit, më shumë mbetet në pikëpyetje ndikimi i mundshëm afatgjatë te fëmijët.

Edhe fëmijët me pasoja afatgjata të Covid-19. Disa kanë

Prindërit, fëmijët e të cilëve kanë javë që luftojnë simptoma të ndryshme si lodhja, marrja e frymës, dhimbjet e gjoksit, diarreja, thonë që ka pak informacione në dispozicion për të ndihmuar në rikuperimin e tyre, një situatë akoma më shqetësuese duke pasur parasysh rikthimin e afërt në shkollë.

Ndërsa simptomat Covid-19 janë përgjithësisht më të buta te fëmijët sesa të rriturit, me shumë pak mundësi që ata të kërkojnë shtrim në spital, virusi ende mund të përbëjë rrezik për shëndetin e fëmijëve, një pikë e theksuar nga Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA (NIAID). Disa madje kanë vdekur.

Për më tepër, një pjesë e vogël e fëmijëve dhe adoleshentëve janë shtruar në spital, në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe gjetkë me një gjendje të rrallë të njohur si sindromë inflamatore multisistemike, ose MIS-C, një ndërlikim i mundshëm pas infeksioneve Covid-19.

Share With:



533 Views