Olti Curri është BABA! Ja fëmija që na ka mbajtur të fshehtë për gjithë këto vite

Ndonëse ka vite që është personazh publik në Shqipëri, Olti Curri ia ka dalë të mbajë të fshehtë thuajse çdo detaj të jetës së tij private. Publiku dhe ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale nuk dinë thuajse asgjë për jetën e tij personale, ndaj me siguri të gjithë kanë shtangur së fundmi kur në një postim në Insta Story të aktores Olta Gixhari, është shfaqur djali i Oltit. ‘Ça e puth moj Olta!!! Ky është dobësuar edhe nuk ka lajmëruar njeri për këtë vendim. Tmerr! Nuk njoha fëmijën tim!’-i shkruan Olti Curri mikeshës së tij, në një bisedë të cilën ajo e ka publikuar në Insta Story, me siguri pa e ditur se kështu po nxirrte edhe sekretin e tij. Siç shihet në foton e Gixharit, djali i opinionistit duket të jetë rreth 5 vjeç. Por deri më tani nuk dihet ende asgjë për nënën e djalit. Thuhet se Olti nuk është më në një marrëdhënie me të prej një kohe të gjatë dhe me shumë gjasa kjo është dhe arsyeja përse për të nuk është përfolur kurrë në media./Xing.al

Share With:
Translate »
1455 Views