Oriola Marashi ka marrëdhënie të shkëlqyer me kunatin dhe ja ku i keni provat!

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Madje, thuhet se ata po bashkëjetojnë dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente të përditshmërisë së tyre në rrjete sociale.

Oriola gatuan shpesh për partnerin dhe ai duket se i dashuron gatimet e saj. Mirëpo, e dini kush e ndihmon herë pas here Oriolën të gatuajë? Pikërisht kunati i saj, vëllai i Erosit.

Epo, Erosi duket të ndihet kaq i llastuar kur gatuajnë për të dy personat më të afërt!

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.

 

Share With:
Translate »
282 Views