Ornela Bregu është një mama krenare, prezantuesja ndan lajmin e bukur me të gjithë

Për një prind, arritjet e fëmijës janë medalioni më i çmuar që e mbajnë  gjithmonë me vete. Të cilësdo natyrë të jenë ato, në aspektin privat, në karrierë, në shkollim o familje, të gjitha mbeten ndjesi të pa përshkrueshme me fjalë, sidomos kur ndodhin për herë të parë.

Kështu, ka qenë Ornela Bregu e cila ka publikuar ditën e djeshme një foto gjatë diplomimit të së bijës, Benina. Lumturia e tyre, si nënë e bijë për një moment kaq unik u lexohet qartë në portret, ndërsa Ornela ka shkruar në foto: “E vogla ime, zemra ime, shoqja ime, përjetësia ime. Dita e diplomimit”.

E vogla ime, zemra ime, shoqja ime, perjetesia ime.. #graduetionday🎓 ☺️

A post shared by Ornela Bregu (@ornela_bregu) on

Kujtojmë këtu që prezantuesja e njohur bashkë me familjen e saj jetojnë prej vitesh në Spanjë, por asgjë nuk i pengon që të ndajnë me publikun qoftë edhe virtualisht disa nga çastet më të vyera në jetën e tyre.

Share With:
Translate »
1786 Views