Pa zbuluar ende partneren, këngëtari i njohur tregon emrin e vajzës

Ne nuk ia kemi zbuluar ende partneren, madje publikisht ai nuk ka folur ndonjëherë për lidhjet e dashurisë. Përveç ndonjë rasti kur e ka shmangur pyetjen, Mentor Haziri nuk na ka lënë të kuptojmë më shumë për historitë e tij të dashurisë. Ama kjo periudhë ka qenë e frytshme në projektet e reja muzikore. Një prej këngëve të tij të fundit, “Mara” është vlerësuar edhe si kënga më e mirë në “Netët e klipit shqiptar”.

Një tekst i punuar me shumë kujdes, shoqëruar edhe me një klip interesant, “Mara” vjen si një dedikim për Hazirin. Siç rrëfeu ai pasditen e sotme në “Rudina”, Mara është një emër që atë e ka intriguar prej kohësh. Si fillim, Mara vjen si figurë historike – motra e Skënderbeut mbante këtë emër, një prej figurave femërore më të adhuruara. Por “të priftë e mara” të urojnë të gjithë gegët sapo i takon… Mara është një emër i mbarë, ndaj edhe Mentor Haziri, ende pa e pasur të qartë tekstin e këngës, kishte të qartë titullin që do të mbante ajo.

Kështu ndodhi. Takoi kompozitoren Erjona Rushiti, i rrëfeu asaj adhurimin që kishte për këtë emër, dëshirën dhe lindi kënga – një dedikim i ndjerë i emrit dhe figurës femërore shqiptare.

Ama paska qenë edhe më shumë se kaq. Siç tha vetë këngëtari për “Rudina”, Mara është edhe emri me të cilin ai do ta pagëzonte vajzën e tij: “Mara, po…” tha ai me të qeshur pas pyetjes së Rudinës nëse ky emër do te ishte zgjedhja për emrin e vajzës së tij…

“Ja dhe një deklaratë publike për emrin e vajzës…”,- tha Rudina pas konfirmimit të Mentor Hazirit.

Ku i dihet, pas pak vitesh, edhe Mentori do të jetë i riftuar në studion e saj me Marën e tij…

Ne ndërkohë kemi nisur “kërkimet” për të zbuluar mamin e Marës…

Share With:
Translate »
341 Views