Pafajsi fëmije, djali i Ronaldos shikon nëse u mërzit Messi kur çmimin e mori i ati

Me diferencë të madhe votash, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2017.

Cristiano Ronaldo fitoi 43.16 për qind të votave, Lionel Messi ishte i dyti me 19.25 për qind, ndërsa Neymar siguroi vetëm 6.97 për qind.

Çmimi i fituar nga Ronaldo nuk befasoi thuajse askënd, por kur sulmuesi portugez u ngjit në skenë, kamerat zbuluan reagimin e djalit të tij, Cristiano Ronaldo Jr.

Në vend që të fokusohej tek babai i tij, Ronaldo Jr nguli sytë e tij për të parë reagimin e Lionel Messit.

Tashmë të gjithë e dinë që Ronaldo Jr është një tifoz i madh i Messit.

Share With:
Translate »
919 Views