Pagëzohet Princi Louis pa praninë e Dukës dhe Mbretëreshës

Princi Louis u pagëzua në një ceremoni private, ku nuk mori pjesë Mbretëresha Elizabeth dhe Duka i Edinburgut.

Pallati Buckingham tha se vendimi u mor nga Mbretëresha, Duka dhe Dukeshja e Kembrixhit para disa ditësh dhe nuk ka lidhje me arsye shëndetësore.

Foshnja 11-javëshe u pagëzua nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit në orën 4 të pasdites.

Princi Louis ishte duke fjetur gjumë në krahët e nënës së tij kur po hynin në Katedrale. Kjo ishte hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dolën publikisht me të tre fëmijët e tyre.

Share With:
Translate »
572 Views