Si ndihet një femër gjatë shtatzënisë pas humbjes së fëmijës
Po luftoj çdo ditë me një ndjenjë të një lumturie të pastër dhe të një pikëllimi të errët që po më copëton zemrën njëkohësisht. Është shumë hutuese, ta them thjesht.
Është lodhëse, hutuese dhe po bëhet më e vështirë dhe më e lehtë njëkohësisht.
Tani jam 23 javë e gjysmë dhe në gjendje mendore mjaft të mirë. Sigurisht që ende i kamë momentet e mia dhe janë shumë shkaktarë që më dërgojnë në ditë dhe javë të tmerrshme.
Sidoqoftë, bebja më godet vazhdimisht, 24 orë në 7 ditë, që nga 11 javë, dhe mrekullia e shtatzënisë nuk është humbur tek unë.
Çfarë ka ndryshuar?
Të them të drejtën, me të vërtetë e kam befaruar veten në atë se si jam ndjerë dhe po vazhdon të ndihem në këtë shtatzëni.
Kam qenë shumë e qetë, pozitive dhe me shpresë se kjo histori do të ketë një përfundim shumë të mirë këtë herë – një përfundim të lumtur!
Sigurisht, kam pasur një vit për t’u përgatitur për këtë moment, dhe dhjetë muaj më pas kam kuptuar se jemi sërish shtatzënë, megjithëse asgjë dhe asnjë sasi kohore nuk mun të të përgatisë me të vërtetë.
Ajo që më ka ndihmuar shumë është se jam lidhur me shumë nëna të mrekullueshme që kanë përjetuar një përvojë të lindjes së fëmijës së vdekur e që më pas kanë mbetur sërish shhtatzënë. Kjo huti që po përmendi unë më së miri mund të kuptohet nga të tjerat që e kanë përjetuar këtë – shtatzëni pas humbjes.