Pagëzohet Princi Louis, për herë të parë foto familjare
Princi Louis, djali më i vogël i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge, vetëm 11 javësh, është pagëzuar gjatë një ceremonie private nga kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby, në “Chapel Royal” të pallatit “St. James”. Kjo është hera e parë, që Duka dhe Dukesha e Cambridge janë parë së bashku me të 3 fëmijët e tyre, si një familje prej 5 anëtarësh. Princi Louis do të ketë 6 kumbarë, të cilët janë Nicholas van Cutsem, Guy Pelly, Harry Aubrey-Fletcher, Lady Laura Meade, Hannah Carter dhe Lucy Middleton. Që të gjithë këta janë miq ose familjarë të dyshes së Cambridge, të cilët edhe në të kaluarën kishin zgjedhur miq e të besuar si kumbarë të Princit George apo Princesësh Charlotte