Pagjumësia në shtatzani shkakton lindje të parakohshme
Pagjumësia në shtatzëni mund të jetë përveçse e pakëndshme, gjithashtu edhe e rrezikshme, pasi mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Kalifornisë San Francisko, botuar në revistën “Obstetrikë dhe Gjinekologji”.
Studimi i mbi 2.000 grave
Hulumtimi u krye me 2,265 gra gjatë shtatzënisë. Disa prej tyre kishin pasur çrregullime të gjumit, ndërsa të tjera nuk vuanin nga pagjumësia ose apnea e gjumit apo probleme të tjera të ngjashme, por paraqitën faktorë të tjerë të rrezikut për lindje të parakohshme, të tilla si hipertensioni, shtatzani të mëparshme të tilla dhe tymi i cigareve. Autorët ftuan të gjitha pjesëmarrëset që të përgjigjeshin në një seri pyetësorësh mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe zakonet e jetesës. Për më tepër, ato u monitoruan deri në fund të shtatzënisë. Qëllimi ishte të kuptoheshin më mirë lidhjet e mundshme ndërmjet lindjes së parakohshme dhe çrregullimeve të gjumit.
Më shumë rreziqe nëse flini keq
Duke analizuar të dhënat e mbledhura, ekspertët zbuluan se gratë që kishin çrregullime të gjumit kishin shtatzëni më pak të gjata se të tjerat. Në veçanti, te gratë që vuajnë nga pagjumësia, apnea e gjumit ose probleme të tjera të gjumit, lindjet e parakohshme ishin 14.6% të totalit, ndërsa te gratë pa këto probleme, përqindja ra në 10.9%.
Çrregullimet e gjumit nuk duhet të anashkalohen
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se nëse pagjumësia, apnea e gjumit dhe problemet e tjera kurrë nuk duhen lënë pas dore, aq më tepër duhet të merren në konsideratë gjatë shtatzënisë. Është shumë shqetësuese që kjo pothuajse nuk ndodh kurrë: mendoni se në rastet studimore, vetëm 1% e nënave të ardhshme ishin diagnostikuar me një problem të këtij lloji.
Kundër pagjumësisë në shtatzëni, është mirë të praktikoni disa zakone të mira, të tilla si të hani darkë të lehtë, të mësoni teknika të relaksimit, të pini çaj relaksues bimor para se të shkoni në shtrat, të mos përdorni tableta dhe smartfonë në orët e mbrëmjes.