“Kam dy vite që nuk e takoj vajzën”, aktorja e njohur rrëfen periudhën e vështirë të jetës
Aktorja Kate Beckinsale nuk e takoi vajzën e saj, Lily Mo Sheen për dy vite.
FOTO ARKIVE
“Unë nuk e kam takuar vajzën time për dy vjet për shkak të gjithçkaje që u krijua. Një periudhë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte. Dy vjet pa parë fëmijën është gjëja më e keqe që edhe ta mendosh të dhemb. Falë Zoti që ka FaceTime dhe gjithë aplikacionet e tjera se përndryshe s`do njihnim njëri-tjetrin”, tha Beckinsale.
Lily është 22 vjeç, është e rritur mjaftueshëm ama kjo s`do të thotë që nuk ia ka ndjerë mungesën nënës së saj.