Pak ditë para lindjes, Arjana Fejzullahu shkëlqen e tëra nga nuri i shtatzënisë

Siç dihet këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana do të bëhen prindër për herë të katërt të një vajze. Ndërkohë pak ditë më parë, Sabri Fejzullahu zbuloi edhe emrin që prindërit kishin vendosur për fëmijën që pritet të lind së shpejti.

Sabriu tha se “Ana” është emri që kanë zgjedhur për beben. Ai është shprehur se familja e tij po rritet me dashuri dhe që po pret me padurim të bëhet sërish gjysh.

Ariana është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe ditën e sotme ka ndarë edhe një foto ku shihet se barku i është rritur shumë. Ajo shkëlqen nga nuri i shtatzënisë dhe me siguri mezi pret që ta mbaj vogëlushen në krahë.

Share With:
Translate »
924 Views