Pak ditë para se të bëhet nënë, Xhensila emocionon me dedikimin e ndjerë “Jam krenare që rrugëtoj bashkë me ty”
Nuk është hera e parë që këngëtarja simpatike, Xhensila Myrtezaj, ndan në llogaritë e saj në rrjete sociale mesazhe dhe dedikime të ndjera për bashkëshortin e saj, aktorin e humorit Bes Kallaku. Lumturisë së tyre pritet që brenda pak ditësh t’i bashkohet një engjëll i vogël, megjithatë deri atëherë gjithë dashuria e Xhensilës është vetëm për Besin, i cili tashmë do të jetë pjesë e një produksioni të njohur kinematografik, që pritet të kalojë kufinjtë e Shqipërisë. Në një video të postuar në Instagramin e saj, Xhensila ka emocionuar të gjithë me fjalën emocionuese për njeriun që ka çelësin e zemrës së saj.
‘’ Në jetë janë dy ditë të rëndësishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse. Ti ke lindur për të lënë gjurmë dhe unë jam krenare që rrugëtoj bashkë me ty në të mrekullueshmen jetë. Ke bërë gjënë më të bukur, por më të vështirë deri tani në jetë, ke bërë njerëzit të buzëqeshin, dhe siç e thua edhe vetë ‘’Buzëqesh sepse ne kurrë nuk do qeshim dy herë me të njejten shaka, ama do qajmë disa herë për të nëjtin problem. Ky është vetëm fillimi, sepse unë di që ti do ngjitesh shumë lart dhe do kthehesh prapë për t’i dhënë dorën dikujt tjetër. Krenare për ty.’’, – ka shkruar Xhensila në postimin dedikuar Besit krah videos ku ai shfaqet në trailerin e filmit amerikan.